Na kontaktoni! +355 (0) 4 22 27 568 sard-ipard@giz.de

Rreth nesh

Skema e granteve bashkëfinancohet nga BE dhe Qeveria Shqiptare, zbatohet nga GIZ dhe AZHBR.
Projekti EU-IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural“ (SARD) financohet nga BE dhe bashkëfinancohet nga Qeveria Gjermane, zbatohet nga GIZ.

 

IPA dhe Skema e Grantit “IPARD-Like

Instrument i BE-së për Asistencën Para-Anëtarësimit (IPA) 2007 – 2013 është mjeti kryesor që BE-ja përdor për t‘u ofruar mbështetje financiare dhe teknike vendeve në kuadër të zgjerimit.
Komisioni Evropian ia ka deleguar GIZ – Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit – zbatimin e Projektit IPA 2011 “Mbështetje për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural” (SARD–IPARD) përmes marrëveshjes së Delegimit Nr. 2012/295-403  (projekti mbaroi më: 04/ 2015).
SARD-IPARD mbështet Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për forcimin e kapaciteteve menaxhuese dhe zbatuese për fondet
e ardhshme të BE-së në Kuadër të IPA Zhvillimi Rural (IPARD), dhe ndërgjegjësimin mbi Standardet e BE-së.
Një nga Komponentët e Projektit është Skema e Grantit për agro-ushqimin bazuar mbi rregullat e IPARD (“IPARDlike”) në përgatitje të përfitimit të ardhshëm të Fondeve të BE-së për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Objektivat dhe Masat e Skemës së Grantit.

Objektivat e përgjithshëm të Skemës së Grantit për Zhvillimin e sektorit agro-ushqimor janë si më poshtë:

  • Të kontribuojë në rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore Shqiptare nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit.
  • Të kontribuojë në përgatitjen e sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore Shqiptare për aderimin e saj në Bashkimin Europian duke mbështetur përafrimin me standardet e komunitetit.
  • Të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse Shqiptare për implementimin e programit IPARD në të ardhmen.